logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Videoja e Korrupsionit: Ilir Meta: Le imunitetin. Prokuroria nis hetimet
Autor Roni - 12 gennaio 2011 15:24
  

Meta dorehiqet nga postet qeveritare
14/01/2011 12:55

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta ka njoftuar para pak castesh doreheqjen nga postet e tij si zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise.
Ne nje komunikim me g-

azetaret, Meta ka deklaruar se vendimi i tij eshte personal dhe ka si qellim lehtesimin e hetimit te prokurorise ndaj tij.

Jap doreheqjen e parevokueshme si minister i Ekonomise dhe si zevendeskryteminister. Doreheqjen ia kam komunikuar kryeministrit Berisha dhe pas ketij momenti jam ne dispozicion te prokurorise per hetim, ka deklaruar Meta.

Ai ka theksuar se eshte i gatshem te perballet me drejtesine, gje qe nuk mund ta bente per sa kohe kishte poste qeveritare qe i garantonin atij imunitet.

Ky ka qene dhe mbetet vendimi im personal dhe mbetet gjithashtu i parevokueshem. Nuk mund te paraqitem si zevendeskryeminister dhe minister ne prokurori, ka pohuar Meta.

Me tej kryetari i LSI-se ka hedhur akuza ndaj ish-vartesit te tij, Dritan Prifti, per perfshirje ne afera dhe per nje te kaluar me precedente kriminale.

Shqiperia nuk mund te merret peng nga krimi i organizuar dhe monstra si Dritan Prifti, i cili-

ka nje te kaluar kriminale, ka shtuar Meta, duke paralajmeruar nje beteje ligjore ndaj Priftit./top-channel.tv

---------------------------------------------------------------

UPDATE- Nepermjet nje komunikimi per shtyp Prokuroria e Tiranes njoftoi regjistrimin e procedimit penal per vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve shteterore, te korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shteterore si dhe per vepren penale te shperdorimit te detyres.


Duke iu referuar materialeve filmike te paraqitura ne emisionin "Fiks Fare" ne televizionin Top Chanel, ne njoftimin per shtyp thuhet se Prokuroria ka vendosur te sekuestrohet kaseta filmike e shfaqur ne emisionin "Fiks Fare" si prove materiale.


Nderkohe, grupi hetimor i ngritur me kete qellim, po kryen veprimet e nevojshme hetimore.
Video e Korrupsionit Ilir Meta






Te peshtire dhe bllof politik e ka quajtuar Ilir Meta, videon e transmetuar mbremjen e shkuar nga programi Fiks Fare. Ne nje konference per shtyp, zv.Kyreministri dhe njeheresh kryetari i LSI-se Ilir Meta tha se eshte i gatshem te lere imunitetin dhe t'i hape rruge hetimeve.


Dokumentet jane ne dispozicion te Prokurorise, tha ai, ndersa shtoi se keto pergjime jane tinzare dhe behen per te denigruar emrin e tij.


Pergjimi ne zyren e ministrit Dritan Prifti: Zv.kryeministri i Republikes i kerkon ministrit te emeroje njerez dhe te jape koncesione e tendere per persona ne gjykim.

Ai thote se ka rregulluar gjithka me kryetaren e Gjykates se Larte, Shpresa Beaj, prokurorine dhe deri me kryeministrin Berisha. Ne kembim do te marre 7% te investimit dhe 700 mije euro ne dore.

Politikanet shqiptare akuzohen per korrupsion, vjedhje te fondeve publike, emerime ne administrate ne baze te njohjeve personale dhe se fundmi per perqindje ne firma qe marrin koncesione te dyshimta.

Akuzat kryesisht behen nga foltoret e Parlamentit apo te selive te partive dhe rralle here shoqerohen me dokumente konkrete. Kjo pasi nje "kod nderi", i ngjashem me "Omerta-ne" e mafias siciliane, i ndalon te nxjerrin jashte te palarat e njeri-tjetrit. Por kete here dika ka rrjedhur.

Emisioni "Fiks Fare" ka transmetuar mbremjen e djeshme nje video te filmuar ne zyren e ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti, ku zv.kryeministri i Republikes Ilir Meta, kerkon "t'i mbarohen disa pune".

Emerime ne poste kye, falenderime per pune te kryera me pare, kontrata biznesi dhe se fundmi koncesione. Meta premton se mund te zgjidhe gjithka, pasi ai ka ne dore Gjykaten e Larte, Prokurorine, ka fol me Doktorin dhe si perfundim do te marre 7% te investimit te nje koncesioni hidrocentralesh dhe 700 mije euro te thata ne dore.

Gjate bisedes se zhvilluar mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit kuptohet se si mjafton qe te kesh pasur shoqeri me pushtetaret dhe fiton vende pune te rendesishme, edhe pse nuk ke arsimimin e duhur.

Aty shpjegohet se si emerohen inspektoret ne Ministrine e Ekonomise dhe se si aferat korruptive kerkohen ne menyren me te thjeshte. Dy pjeset me te rendesishme te kesaj bisede jane eshtja "ARMO-Albpetrol" dhe dhenia me koncesion e hidrocentraleve.

Meta kerkon haptazi nga vartesi i tij, Prifti, qe te nderhyje tek "Albpetroli" per te ndihmuar nje biznesmen qe jeton ne Greqi. Ne bisede permendet emri Bekim Halilaj, i cili merret me nafte. Meta kerkon nga Prifti qe te prishe nje kontrate te vjeter te "Albpetrolit" me "ARMO"-n dhe te ndihmoje mikun e tij. "Anuloje kontraten, mos i zvarrit keto gjera", - eshte porosia e Metes per vartesin e tij.

Pjesa e fundit e bisedes eshte ajo qe zbardh menyren se si behet korrupsion ne nivele te larta qeveritare. Behet fjale per nje koncesion hidrocentrali. Personi qe kerkon te marre koncesionin premton jo pak, por shtate per qind te investimit dhe nje pagese te majme ne dore, 700 mije euro. "Koncesionari" eshte nje njohje e vjeter e drejtesise dhe politikaneve shqiptare, Agim Rrapaj. I arrestuar dhe i denuar per korrupsion me pare.

Ne ate kohe kishte pervetesuar parate e grantit japonez per projektin "2KR". Tani ai kthehet si nje biznesmen i fuqishem dhe ne bashkepunim me zv.kryeministrin Ilir Meta, kerkon te marre nje hidrocentral.

Problemi eshte edhe me i komplikuar se kaq, pasi eshtja eshte ne proces gjyqesor dhe do shume miq per te mbaruar. Ketu zv.kryeministri Ilir Meta shpjegon se meqe eshtja eshte ne Gjykaten e Larte, ajo zgjidhet shume shpejt. Ai thote se e ka ne dore kryetaren e gjykates, Shpresa Beaj, sepse asaj i ka emeruar te bijen ne ambasade.

"Do te flas une me Shpresen, i kam marredheniet shume mire, i ova vajzen ne ambasade...", - thote Meta, duke shpjeguar edhe perfitimet financiare qe do te kete nga dhena e ketij koncesioni. Me pas, duhet zgjidhur puna edhe ne prokurori, por serish Meta merr persiper do gje vetem me nje kusht, mos e marrin vesh me shume se dy ose tre veta.

Koncesioni qe Ilir Meta do t'i jape Agim Rrapajt dhe nje biznesmeni tjeter Fatmir M., duhet miratuar edhe ne mbledhjen e qeverise. Teorikisht, ministrat duhet te diskutojne me njeri-tjetrin dhe nese koncesioni e meriton duhet te miratohet. Teorikisht!

Praktikisht, ndodh tjeter gje. Meta i shpjegon Priftit proceduren: "Bisedova edhe me doktorin edhe per nje jave do ta mbyllim. Kupton?". Mjafton nje bisede me kryeministrin dhe nuk ka me nevoje per dokumente dhe shkresa te kota, mjafton 7% e investimit dhe 700 mije euro para te thata ne nje zarf...

Legjenda
Data 01.03.2010
Ambienti
Zyra e ministrit te Energjise Dritan Prifti

Personazhet kryesore

Dritan Prifti, minister i Energjetikes, zv.kryetar i LSI-se
Ilir Meta, minister i Jashtem, zv.kryeminister, kryetar i LSI-se

Personat qe permenden ne bisede
Tur Hajdari, - nje njeri qe i ka derguar SMS Metes dhe kerkon zgjidhje

Koli - Sokol Dervishi, sekretar i pergjithshem i Metes ne Ministrine e Jashtme

Bekimi - Bekim H. Biznesmen i fushes se karburanteve. Jeton ne Greqi

Gimi - Agim Rrapaj. Ish-funksionar i Ministrise se Bujqesise. I arrestuar dhe denuar per korrupsion me projektin "2KR". Sot biznesmen qe kerkon te ndertoje nje hidrocentral ne bashkepunim me shtetasin Fatmir M.

Shpresa - Shpresa Beaj, Kryetarja e Gjykates se Larte. Ilir Meta thote qe e ka ne dore se i ka emeruar vajzen ne Austri, ne Ambasaden Shumekombeshe ne OSBE

Doktori, kryeministri Sali Berisha
Kercenohet Dritan Prifti

Ne kohen kur emisioni "Fiks Fare" transmetonte videon ku Ilir Meta i kerkonte Dritan Priftit qe te miratonte afera korruptive, ne telefonin e Priftit kane mberritur disa mesazhe kercenuese. i kontaktuar nga "Shekulli", Dritan Prifti ka konfirmuar vertetesine e videos. Nderkohe Prifti ka pohuar se menjehere i kane mberritur edhe kercenimet e para. Behet fjale per sharje dhe kercenime familjare.

Kush eshte personazhi Agim Rrapaj

Agim Rrapaj, personazhi, i cili i ka premtuar Ilir Metes 7% te investimit ne nje hidrocentral dhe 700 mije euro te thata ne dore eshte nje personazh i njohur per drejtesine dhe publikun shqiptar. Ai eshte bere i njohur per skandalin e grantit japonez ku ka shperdorur fondet duke u nderruar destinacionin.

Ne ate kohe ministri i Bujqesise Jemi Gjana u shpreh: "Mbrojtja e turpshme e Agim Rrapajt, se gjoja u sakrifikua duke mbrojtur interesat e fermereve per furnizimin me nafte pa akcize, eshte nje mashtrim i paskrupullt".

Ish-drejtori i zbatimit te projektit te financuar nga qeveria japoneze, "Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR", Agim Rrapaj, eshte shkarkuar nga puna se bashku me 25 drejtore te tjere ne strukturat qendrore e lokale te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, per abuzime te renda miliona dollareshe dhe arbitraritet ne zbatimin e ligjit.

Agim Rrapaj, qe ishte njekohesisht dhe kryetar i Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar, eshte akuzuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit per vjedhjen e 1 milion dollareve te grantit japonez, duke i xhiruar ato per OJQ-ne e vet private.

"Me nje vendim plotesues te dates 6 maj 2005, qeveria 'Nano' ka leshuar ne dore te Agim Rrapajt, perve fondeve te '2KR', edhe 280 milione leke kosto lokale per gjoja furnizimin me nafte te fermereve. Ne te vertete, fondet jane perdorur gjate muajve maj, qershor e korrik ne rruge teresisht abuzive dhe per qellime elektorale", - deklaronte ne ate kohe ministri Jemin Gjana./shekulli

Biseda e plote e Ilir Meta

Meta: fare thote puna?

Prifti: Mire.

Meta: Tani, te dergova nje mesazh, ma kishte derguar Turi.

Faleminderit per bashkepunimin dhe punen tuaj, ne telefon.

Prifti: Po jo, mo, ia ova Kolit une, e pyeta, e pyeta ku je.

Meta : Te mos ...

Meta : Ke nje zakon te keq qe mendon se njerezve mund t'u besh edhe me

nge, mua mu be si presion, por eshte e kote.

Prifti: .. ishte tek une nje dite me perpara.

Meta: Ai tha ca gjera qe te qendrojne. Ka ndonje problem?

Prifti: Po jo, fare problemi te kete.

Meta : Pse te behesh? E ve re qe shpesh here me njerezit... fare te keqe ka?

Prifti : S'ka te keqe, mor burre. 'te keqe ka?!

Meta : Me mori Turi mua, jo me mori Turi, jo me tha keshtu, jo me tha ashtu.

Prifti: ...nuk ka diplome, pervese nuk ka diplome, asnje gje tjeter.

Meta: Po perse ta solla une? Une mund ta kisha sjelle edhe pa emrin e

atij apo jo? Mund te mos ia kisha vene emrin fare dhe vari...

Prifti: Po varja.

Meta: fare te keqe ka?

Prifti: Jo, te keqe nuk ka.

(Vjen sekretarja, sherben ujin)

Meta : I gjen nje zgjidhje?

Prifti: Per ke?

Meta : Tur Hajdarin.

Prifti: Turin, ehe...

Meta: Turi Hajdarin, e para.

Meta: E dyta, me Lushnjen une kam nje qe duhet ta besh inspektor. Kam

detyrim, qe e kam patur ne shkolle, eshte marre me LSI-ne. Po qe se

duhet bere

Prifti: Pa diskutim qe do ta bejme.

Meta: E treta...

Prifti: Kete me kontrate do ta veme?

Meta: Me letra.

Meta: E treta, me Albpetrolin, fare do te besh? Per Bekimin, si do ta zgjidhesh?

Prifti: Do ta zgjidh, mos ki merak.

Meta: Zgjidhe, pra!

Prifti: Ose ndoshta te bisedoj dhe nje here me Armo-n, do ta anuloj te paren ...

Meta: Po mire, anuloje, pse s'e ben?Anuloje!

Meta: Gjeje!

Prifti: Po te flas dhe njehere me Armon.

Meta: Po gjeje vete. Po mos i zvarrit keto gjera

Meta: Tani, per punen e hidrocentralit te Gimit.

Meta: Tani, nuk e di ne fare forme do te hysh ti, o ku e di une etj, etj. Ky Gimi me tha mua, ne mund te bejme dika, diku te 7 %.

Prifti: Ketu ka nje problem.

Meta: Ketu nuk ka problem, sepse ata e kane fituar. Ata le ta ndjekin kete eshtje, nese e fitojne ata, ta marrin ata.

Meta: Ata e kane fituar, le ta ndjekin kete eshtje.

Prifti: T'ua jap tenderin pa mbaruar pune ata?

Meta: Ajo eshte pune e mbaruar. Ata, po qe se e fitojne ata te tjeret

me vone, le ta marrin ata.

Meta: Kete problem a kam analizuar, e kam te ...

Prifti : Une di qe ne Apel e kane fituar apo jo?

Meta : E kane fituar ne Apel.

Prifti: Keta e kane humbur ne Shkalle te Pare, e kane fituar ne te

dyten. Tani eshte ne Gjykaten e Larte.

Meta: Absolutisht po, Apeli eshte i formes se prere, ti mund ta

zbatosh, do ta ojne me tej. Ata le ta ojne, por prape mbyllet, do te

flas une me Shpresen, i kam marredheniet shume mire, i ova vajzen ne

ambasade.

Prifti: Po u them unave ketu.

Meta: Gimi me tha mua, nga ana ime 700

Prifti: Te me ojne nje leter zyrtare, te me thone zoti Prifti, ne e kemi

fituar Apelin, ky eshte vendimi, keshtu qe zoteri vazhdoni vendimin.

Meta: Alo, Gimi, si kalove, mire? Jam ketu me zotin Dritan. Foli pak ketu

Dritanit. (ia kalon celularin Priftit)

Prifti: Po, fare bere? Duhet te me dergosh ne protokoll ti mua, nje

leter, nje leter, jo ti, po ata qe jane firmat, po nuk e kane sjelle me

protokoll.

Meta: Po le ta bejne prape.

Prifti: Ta bejne prape dhe t'i bashkengjisin vendimin e Apelit. Mire?

Dhe ma dergo qe sot. Po, dergoje me protokoll, duke mu drejtuar mua si

minister.

Meta: Jo, jo, eshte ... Probleme te ndryshme, por emri im dhe

...prandaj them qe duhet bere.

Prifti: E mbyllem ate muhabet.

Meta: Nuk kundershtoj, nuk kundershtoj.

Meta: Bisedova edhe me doktorin, edhe per nje jave do ta mbyllim. Kupton?

Prifti: Kete e di.

Meta: Duhet me pas shume kujdes me ato qe bejme ... Prokuroria e hap

... me pas ne dy, tre veta. Pjesa tjeter, sa me pak.

Meta: Per kete ( hidrocentralin) mbaroje sot, qe te jene gati.

Prifti: Sot...

Meta: Jane gati.

Shenim:

Bekimi - Bekim Halilaj, president i kompanise Halilaj Group

Gimi - Agim Rrapaj

Shpresa - Shpresa Beaj, kryetare e Gjykates se Larte.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 13368, stampe 12 ©


Meemira.com