logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Gastriti, si te parandalojme semundjen e stomakut
Autor Arsen - 19 marzo 2012 15:46
  

Gastriti eshte nje problem shendetesor i cili lind si pasoje e nje sere faktoresh fizike dhe kirurgjikale, te cilet ēojne ne enjtjen e mukozes se stomakut. Kjo gjendje shpesh here shnderrohet ne kronike, gje qe sjell dhe perkeqesimin e metejshem.

/> SHKAKTARĖT E GASTRITIT
Ka disa arsye kryesore, te cilat specialistet i quajne si faktore qe shkaktojne gastritin. Tejkalimi i pirjes se alkoolit Tejkalimi i pirjes se alkoolit ose perdorimi i tij i shpeshte mund te ēoje ne shfaqjen e gastritit. Nderveprimi i shpeshte i indeve te stomakut me alkoolin ēon ne demtimin e tyre, gje qe sjell dhe shfaqjen e gastritit per nje kohe te gjate. Ilaēet Disa ilaēe specifike gjithashtu mund te jene shkaktare te gastritit. Ėshte e vertetuar qe njerezit qe marrin me shpesh ilaēe si aspirina per nje kohe te gjate, behen persona potenciale per t’u prekur nga gastriti. Operacionet Shfaqja e gastritit lidhet edhe me disa nderhyrje kirurgjikale. Disa semundje si kanceri ne stomak kerkojne detyrimisht heqjen e qelizave dhe indeve te prekura, por gjate ketij procesi ndryshon dhe funksionimi normal i stomakut. Djegiet Djegiet e renda ne zonen e stomakut, gjithashtu ndryshojne funksionimin normal te tij. Ne keto raste, trupi e konsideron stomakun si -

diēka te jashtme, duke e luftuar. Kjo ndikon ne demtimin e indeve dhe mukozes se stomakut. Edhe infeksionet mund te prishin menyren e funksionimit te tij. Heqja e kilogrameve nepermjet kirurgjise Edhe pse keto procedura ndikojne ne heqjen e dhjamit nga zona e barkut, nje nga efektet anesore me te ēuditshme te tyre eshte gastriti. Ne disa raste, gjate ketyre operacioneve kemi lidhje te pjeseve te stomakut me aparatin tretes. Ne kete menyre sekrecionet e panevojshme te acideve gjate tretjes, duke u kombinuar me ndryshimet e funksionimit te stomakut, behen shkaktare te gastritit. Faktore psikologjike Faktore te ndryshem psikologjike si: Stresi, tensioni, shqetesimet apo depresioni mund te ēojne ne sekrecione jonormale te stomakut si dhe lengje te ndryshme te tij. Kur nuk kane se me ēfare te reagojne, keto lengje sulmojne indet e stomakut dhe shkaktojne gastritin.
GASTRITI
Ashtu si edhe per shume semundje te tjera, ēelesi eshte ne parandalimin e tyre. Nese gastriti arrin te shfaqet njehere, ai sjell me vete edhe shume rregulla dhe kufizime ne menyren e jeteses. Per kete arsye eshte me mire qe te marrim masat e nevojshme per ta parandaluar.
KONSULTIMI ME MJEKUN
Shume prej nesh kane zakonin qe te pine ilaēe pa recete per te hequr dhimbjet e stomakut. Nese duam qe te ruhemi nga gastriti, duhet te heqim dore nga kjo procedure. Dhimbjet e stomakut kane natyre te ndryshme. Ne nuk mund te dime nese ilaēi qe kemi blere pa recete dhe qe e pime, jep rezultate te ndryshme nga ai qe ne deshirojme. Per kete arsye gjithmone eshte e rekomandueshme qe te konsultohemi me nje mjek para se te pime ēfaredolloj ilaēi.
USHQIMET E FRESKĖTA
Nese duam qe te jemi te shendetshem dhe te mos kemi probleme me gastritin, eshte e rekomandueshme qe te hame ushqime te shendetshme. Nese eshte e mundur duhet te eliminojme produktet dhe ushqimet e ngrira. Edhe me keq eshte nese konsumojme ushqime te cilat kane qendruar ne frigorifer per nje kohe te gjate. Tek ushqimet qe ruhen ne te tilla kushte zhvillohen disa lloje bakteresh te cilat mund te shkaktojne gastritin. MĖNJANONI USHQIMET E YNDYRSHME DHE TĖ DĖMSHME
E rendesishme eshte qe te hame ushqime te lehta dhe te shendetshme. Njerezit, te cilet hane ushqime te shpejta, te skuqura dhe pikante jane me te predispozuar per t’u prekur nga gastriti. Kur ne hame ushqim te yndyrshem ose pikant, struktura e trupit tone ndryshohet se bashku me sekretimin e lengjeve qe ndihmojne ne tretjen e ushqimit. Kjo gje mund te demtoje sistemin e tretjes dhe te shkaktoje gastrit.
TĖ MĖNJANOJMĖ USHQIMET E PAGATUARA MIRĖ
Ushqyerja me ushqime qe jane te pagatuara mire ose te gjalla nuk eshte e shendetshme. Nder keto ushqime kryeson mishi. Duhet te jemi te sigurt se ushqimi qe konsumojme eshte i ziere ose i pjekur sa duhet. Nese eshte gjysme i pjekur, me siguri permban baktere, te cilet lehtesisht mund te hyjne ne trup nepermjet stomakut dhe me siguri fillimisht do te demtojne indet e tij.
LANI SHPESH DUART TUAJA
Diēka qe e mesojme qe kur jemi femije dhe qe duhet ruajtur ne menyre strikte, nese duam qe te parandalojme gastritin eshte ruajtja e higjienes ose “zakoni i shendetshem” per te lare duart me sapun para se te fillojme te hame. Me-qenese duart prekin dhe mbajne gjera te ndryshme gjate gjithe dites, asnjehere nuk mund te jemi te sigurt nese nuk kemi pasur kontakt me ndonje lloj bakteri qe mund te demtoje organizmin tone. Ushqimet qe permiresojne semundjen e gastritit
MOS KONSUMONI FRUTA DHE PERIME TĖ PA LARA
E keshillueshme eshte te mos hame fruta dhe perime te pa lara, sidomos ato qe shiten neper kuti ose ne rruge. Ato, jo vetem qe do te jene te mbuluara me pluhur por jane te mbushura me shume baktere, duke qene se jane lene per ore ose dite te tera ne rruge. Kur hame keto fruta, bakteret hyjne ne organizmin tone dhe e bejne me te ekspozuar per nje sere problemesh shendetesore, duke perfshire ketu edhe gastritin.

Burimi: Balkanweb





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 39520, stampe 6 ©


Meemira.com