logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Interneti, te mirat dhe te keqiat
Autor E. Ēiloti - 15 settembre 2010 17:04
  


Interneti eshte bere nje mjet aq i rendesishem i jetes sone te perditshme, saqe shumica e njerezve nuk mund ta imagjinojne jeten pa te. Por ndersa rrjetet shoqerore, si Facebook dhe Twitter, u kane krijuar perdoruesve aftesi me te medha per t-

e komunikuar me nje audience me te gjere, rekrutet e punesimit thone se Interneti mund te demtoje gjithashtu mundesite e tyre per te gjetur, e disa raste, edhe per te mbajtur vendin e punes.
Nga rilidhja me miqte e vjeter deri ne gjetjen e nje pune, rrjetet shoqerore ne Internet kane revolucionarizuar menyren se si njerezit komunikojne me njeri tjetrin. Por shume njerez nuk jane te vetedijshem rreth pasojave negative te shkembimit te informacioneve, veēanerisht adoleshentet. Eksperti i sigurise se Internetit, Rik Ferguson, po kontrollon profilin e nje studenti ne Facebook per te pare nese ekziston ndonje rrezik i mundshem.
“Kjo eshte me siguri nje fotografi qe mund te paragjykoje mundesite ne nje interviste”.
Per Benin, nje student qe ne kete fotografi duket deri diku i dehur, ajo eshte bere nje mesim i rendesishem rreth privacise.
“Njerezit mund te marrin informacionin tend, mund te shikojne bisedat e tua si dhe fotografite. Edhe nese dua ta zhduk nje fotog-

rafi, dikush mund ta kete kopjuar ate pa dijenine time”.
Por edhe perdoruesit e mirefillte te teknologjise se Internetit mund te harrojne se ēdo gje e publikuar ne te mund ta demtoje ate me vone.
Ne Massachusetts, mesuesja June Siple, humbi punen pasi publikoi ne Facebook komente negative rreth nxenesve te saj.
“Nje dite isha teper e pakenaqur dhe mendova se po lidhesha vetem me miqte e mi. Ishte nje budallallek, sepse une e njoh teknologjine dhe duhet te isha treguar me e kujdeshme. Pra me pak fjale ishte nje gabim prej budallai”.
Rik Ferguson thote se ēeshtja e privacise nuk eshte e kufizuar veten ne Internet.
“Edhe ate qe ne e konsiderojme komunikim te privilegjuar, komunikimi mes dy njerzve, edhe dergimi i fotografive dhe mesazheve nepermjet telefonit celular, nuk duhet konsideruar me komunikim privat sepse bisedat tani, ndryshe nga e kaluara, qendrojne ne sistem pergjithmone”.
Me qe informacioni ne Internet mund te qendroje aty per vite me radhe, ekspertet thone se perpjekjet per zhdukjen e te dhenave personale mund te ngjallin dyshime.
Rekrutuesi i punesismit, Phil Lane, thote se shume punedhenes shikojne per nje vazhdimesi te te dhenave personale te nje individi.
“Njerezit duhet te sigurohen se te dhenat e tyre personale nuk ndyshojne. Per shembull nese ata kane kualifikime te ndryshme dhe organizata te ndryshme ne profile te ndryshme ne Internet, si rekrutues une do ta vija kete ne dyshim”.
Megjithese punedhenesit e mundshem mund te mos i shikojne me sy te mire disa fotografi apo mesazhe, rekrutuesit thone se ne disa raste, prania e plote dhe aktive ne Internet mund t’i ndihmoje disa njerez. Per shembull, nje kandidat qe kerkon pune ne sektorin e reklamave, mund te tregoje se ka njohuri rreth teknikave te komunikimit dhe tregetimit nepermjet aktiviteteve ne Internet.
Ekspertet thone se keshilla me e mire eshte qe ta trajtosh ēdo gje qe publikon ne Internet, si diēka qe e shikon gjithe bota.

Burimi: Balkanweb





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 66657, stampe 20 ©


Meemira.com