logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Te eleminosh nje tatuazh
Autor E. iloti - 18 novembre 2010 09:35
  

Gentiani, eshte nje i ri qe ka vendosur te korrigjoje ate qe ai e quan nje gabim te adoleshences.
shte koha per te zhdukur nje shenje. Pas pese vjetesh me nje tatuazh ne trup, ai ka vendosur ta eleminoje. Por si? Ndoshta me mjetet e duhura, n-

donje klinike mund tia riktheje lekuren e tij te dikurshme.

Une kete tatuazh e kam bere ne moshen 15 vjeare. Ne ate kohe me pelqenin shume, tregon Gentiani.

I merzitur nga figura qe tashme ka marre pamje te pandryshueshme ne krah, 20-vjeari kerkon me do kusht zhdukjen pergjithmone te tij. Pavaresisht kushteve dhe tortures se perseritur qe duhet te duroje.

Tani dua qe ta heq. Jam bere pishman. shte edhe ne nje vend qe duket, thote Gentiani.

Fshirja e pigmentit qe ka zene vend mire ne shtresat e brendshme te lekures do te realizohet me rreze lazer. Mjekja dermatologe Kozeta Dyrmishi, na shpjegon se kjo metode nderhyn duke djegur shtresat e lekures ne zonen ku lokalizohet tatuazhi.

Figura nuk largohet menjehere. Ne fillim krijohet nje kore pasi eshte nje fare diegie qe bejme ne. Korja bie duke zhdukur edhe bojen, shprehet Kozeta.

E per te zhdukur shenjezimet trupore qe shume njerez i bejne-

me nje pasion te papermbajtshem rinor, nuk mjafton nje seance e vetme.

Ka tatuazhe qe kalojne me nje seance, por ka edhe te tjere qe duan me shume se nje, shpjegon Kozeta.

Edhe pas shume te tillash, do te mbetet nje gjurme qe, sipas specialistes, do te zhduket me kohen. Por kjo varet edhe nga lloji i figures se aplikuar dhe bojes.

Ne tatuazhet me bojra te erreta, efektiviteti eshte me i larte, thote Kozeta.

Megjithate, metoda lazer nuk jep shprese per te gjithe ish-pasionantet e tatuimeve.

Kur tatuazhet jane shume masive, atehere aty duhet te merret kirurgjia plastike, shprehet Kozeta.

Nese shume njerez kerkojne te harrojne lidhjen e tatuazhit me nje kujtim te dikurshem, njolla qe do te mbetet gjithesesi mbi trup pas nderhyrjes, veshtire se do ta mundesoje kete.

Ka shume qe vijne pas moshes 20-30 vje per te hequr tatuazhet. Vajzat me shume jane ato qe vijne per te hequr inicialet e personave dikur te dashur, tregon Kozeta.

Shenjezimi i trupit nga figura e shprehje te ndryshme vetiake, nga me te uditshmet e deri me mbreseleneset, tashme eshte nje tendence ne Shqiperi. Por, mendohet se po kaq te shumte ne numer, jane edhe te penduarit apo te merziturit nga keto shenja ne trup.

Ka shume qe vijne per te hequr tatuazhet. Vitet e fundit jane shtuar shume, thote Kozeta.

Tatuazhet dizenjohen per te qene te perhershem dhe nese kerkoni te shpetoni njehere e mire prej tyre, duhet ta dini qe shpenzimet nuk jane te pakta. Madje, heqja e tyre mund te kushtoje me shume sesa stampimi i tij ne lekure dikur.

shte nje kosto e perballueshme pasi eshte pothuajse sa mimi i berjes, shprehet Kozeta.

Gentiani sapo ka perfunduar seancen e pare te lazerit per heqjen e nje tribali. Deri ne zhdukje, duhet shume vullnet. Megjithe sakrificen, ky djale nuk eshte nje prej te penduarve te pakthyeshem, pasi tatuazhin e vjeter do ta zevendesoje menjehere me nje figure te re.

Do bej nje tjeter, me te bukur. Tani kane dale tatuazhe te reja, shprehet Gentiani.

Pas kesaj eksperience, per nje gje duhet te bindemi te pakten: lindja e biznesit per heqjen e tatuazheve nuk rrezikon aspak ate te aplikimit te tyre. Perkundrazi, te dyja se bashku duket sikur jane nje inkurajim per njera-tjetren.

(www.top-channel.tv)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 44732, stampe 14 ©


Meemira.com