logo meemira.com

     

 
1 Page 1 Total:1 post
studiolegalecerekja.com HOME FORUMS Aksidentet automobilistike Studio Legale Cerekja ju vjen ne ndihme ne rast Aksidenti automobilistik
Studio Legale Cerekja ju vjen ne ndihme ne rast Aksidenti automobilistik - 27 04 2010 - 17:53
  studiolegalecerekja.com



Profili per: studiolegalecerekja.com    

Foto Albumi studiolegalecerekja.com   

Miqte e studiolegalecerekja.com  

Forumi juaj studiolegalecerekja.com   

"Studio Legale Cerekja" ju vjen ne ndihme ne rast aksidenti automobilistik!!
Ju asistojme FALAS ne te gjithe territorin e Republikes, duke ju ndihmuar per te gjitha praktikat ne lidhje me demshperblimin, per ēdo lloj demi qe ju eshte shkaktuar.

Na kontaktoni ne adresat e studios sone, te cilat i gjeni duke na vizituar ne: www.studiolegalecerekja.com
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
  studiolegalecerekja.com

studiolegalecerekja.com


Register: 29 01 2010
From: Albania
Points: 4
Ju asistojmė me AVOKAT FALAS nė fushėn e sigurimeve, lidhur me shpėrblimin e dėmit qė ju ėshtė shkaktuar nga aksidentet rrugore. "Studio Legale Ēerekja"


Nisma jonė: Garantimi i mbrojtjes ligjore FALAS nė fushėn e sigurimeve pėr klientėt tanė.


1. Pėrshkrim i situatės dhe arsyeja e kėsaj iniciative
Garantimi i asistencės juridike nė fushėn e sigurimeve pėrfaqėson njė sektor nevralgjik veprimi pėr tė gjithė aktorėt qė pėrbėjnė sistemin nė tė gjithė kompleksitetin e vet. Tendenca nė shumė vende europiane po shkon drejt zhvillimit tė politikave garantuese, pėr tė promovuar dhe siguruar mbrojtjen e individit qė ėshtė dhe fokusi kryesor i aktivitetit tė sigurimeve. Eliminimi i veprės penale apo ēuarja nė trajektoren e ligjit tė veprimtarisė sė garantuar nga sigurimi i kategorisė tė sipėrcituar si “KLIENT” janė mėnyra sesi mund tė sigurohet pa kompromis suksesi i aktivitetit.

Mungesa e informacionit, kostot e larta tė shėrbimeve juridike apo mbrojtja jo e dedikuar, janė vetėm disa nga arsyet qė pengojnė ose vėshtirėsojnė aksesin nė sistemin e drejtėsisė pėr shumė individė. Nė kėtė kuptim, ndihma penale nė fushėn e sigurimeve pėrfaqėson njė angazhim tė domosdoshėm tė ekspertėve tė ligjit nė mbrojtje tė tė drejtave tė Klientit, duke kontribuar gjithashtu nė reformimin thelbėsor dhe tė kulturės tė kėtij aktiviteti nė ekspansion tė plotė.

Kategori tė caktuara tė klientėve, tė cilat vetė legjislacioni i mbron nė teori, mbeten tė parealizuara nė praktikė, duke vėnė shoqėrinė siguruese pėrballė situatash kompensimi, qė nė kushte e asistencės juridike profesionale, nuk do tė duhej tė pėrballej. Kjo vjen si pasojė e shumė faktorėve, ndėr tė cilėt mund tė pėrmenden:
• pamundėsia financiare pėr tė pėrfituar shėrbime ligjore me pagesė;
• mungesa e njohurive bazė tė pėrfaqėsuesve tė KLIENTĖVE rreth legjislacionit dhe tė drejtave qė ata gėzojnė dhe qė mund tė realizojnė.
• tensioni nė kushtet e aksidentit, qė krijon premisat pėr vonesa nė gjetjen e asistencės juridike.
Angazhimin e njė zyre ligjore tė pėrbėrė nga profesionistė tė angazhuar nė kėtė drejtim, do tė krijonte kushtet pėr tė shmangur kėto humbje tė shkaktuara nga mos njohja e mirė e tė drejtave tė garantuar nga statusi i KLIENTIT.
Praktikat e vendeve perėndimore, drejt tė cilave aspirojmė tė orientohemi, janė tė mbushura me veprimtari ligjore nė interesin e KLIENTIT nė fushėn e Sigurimeve. Nė kėto vende, legjislacioni qė rregullon veprimtaritė e kėsaj natyre ėshtė mjaft i pasur, ndėrkohė qė nė kushtet e vendit tonė, legjislacioni ėshtė artikuluar nė njė numėr modest ligjesh dhe dispozitash. Ndėrkohė qė konventat ndėrkombėtare diktojnė tė tjera standarde, vihet re nevoja urgjente pėr plotėsim tė legjislacionit. Duke qenė se praktikat gjyqėsore ecin pėrkrah evolucionit ligjor, tashmė ėshtė e domosdoshme qė ndihma juridike nė interesin KLIENTIT tė mund tė zhvillohet nė nivele tė tilla qė tė orientojė zhvillimin e legjislacionit nė kėtė fushė dhe ky i fundit tė forcojė efektet e ndihmės ligjore duke sjellė si pasojė tė padiskutueshme dhe pėrfitimin e shoqėrisė sė Sigurimeve.

Zyra jonė merr pėrsipėr nė fushėn e interesit tė KLIENTIT, ėshtė konceptuar pėr tė pėrfaqėsuar dhe mbrojtur tė drejtat dhe interesat e ligjshme, pėr tė promovuar ndryshimin thelbėsor nė kėtė fushė nėpėrmjet zbatimit tė ligjeve nė fuqi, si dhe lobimit pėr amendimin dhe pėrmirėsimin e legjislacionit ekzistues.

Misioni i Zyrės propozuese, ėshtė angazhimi pėr tė punuar nė dobi tė interesit tė Klientit duke reflektuar nevojat e shoqėrisė bazuar nė parimet e cilėsisė, pėrgjegjshmėrisė dhe tė realizimit tė sigurisė nėpėrmjet:
• sigurimit tė mbrojtjes penale nė tė gjitha shkallėt e gjykimit;
• edukimit nėpėrmjet kėshillimit tė klientelės;
• mediatizimit;
• strategjisė pėr realizimin e mbrojtjes ligjore nė pėrputhje me aktet ndėrkombėtare pėrkatėse.


2. Qėllimi dhe objektivat specifike te propozimit.
Objektivi i pėrgjithshėm i Zyrės propozuese:
Me anė tė garantimit tė mbrojtjes ligjore (FALAS – pėr klientėt) t’i vihet nė ndihmė nė tė njėjtėn kohė klientit tė Shoqėrisė sė Sigurimit, si dhe vetė Shoqėrisė, nė tė gjitha rastet kur marrja e pafajėsisė pėr klientin, do ta shmangė atė nga pėrgjegjėsia civile pėr shpėrblimin e dėmit.

Objektivat specifikė tė qendrės janė:
1. dhėnia e ndihmės juridike pa pagesė pėr kategorinė e klientėve:
• Mbrojtja dhe asistenca ligjore nė kushtet e aksidentit tė Klientėve qė kanė paguar primin e sigurimit;
• Mbrojtja dhe shmangia nga detyrimi i shoqėrisė sė sigurimeve nė kushtet kur klienti ka shkaktuar aksident me pasojė vdekjen, ose plagosje tė rėndė.

Objektivat e mėsipėrm, nė vijim tė logjikės sė shtjelluar nė Analizėn e Kuadrit tė projektit, paraqesin rėndėsi pėr njė sėrė arsyesh.
Sė pari, ėshtė vėshtirėsia pėr subjekte tė caktuara pėr tė pėrballuar shėrbimin e ndihmės juridike tė specializuar pėrkundrejt pagesės sė lartė nė treg.
Sė dyti sigurimi i mbrojtjes tempestive/tė menjėhershme dhe nė kushtet e tensionit qė shkakton aksidenti me pasojė vdekjen.
Sė treti, Mbrojtja e specializuar dhe e dedikuar siguron hapėsira mė tė larta suksesi, duke siguruar avantazhe tė dyfishta dhe pėr shoqėrinė siguruese.
Sė katėrti, Mbrojtja nė kėto kushte rrit efikasitetin e primit tė realizuar nga Shoqėria e Sigurimit.
Sė pesti, krijimi i precedentit gjyqėsor, qė ndihma juridike pa pagesė synon ta realizojė kryesisht nė interesin e komunitetit nė tėrėsi, pritet tė mundėsojė realizimin e tė drejtave nė afate kohore mė tė pėrshtatshme dhe pa ekuivoke nė tė ardhmen. Kėshtu, nėse ligji do tė zbatohet nė kompleksitetin e tij, mjaft aspekte do tė gjejnė shprehje dhe realizim tė plotė nė praktikė, duke u materializuar nė mėnyrė tė kuptueshme pėr tė gjithė aktorėt pjesėmarrės nė procedurė.


Realizmi nė kushte praktike:

1. Pagesa pėr shėrbimin. Nė lidhje me pagesėn/honorarin pėr shėrbimin ligjor tė ofruar, sipas marrėveshjes qė do tė mbyllet midis palėve, ne propozojmė njė pagesė fikse mujore (pėrkundrejt tė cilės ofrohet disponueshmėria pėr trajtimin e tė gjitha rasteve qė do tė lindin pėr trajtim) dhe njė pagesė (nė masė tė variueshme) e ndryshme pėr ēdo rast, nė varėsi tė rastit konkret, (pėrkundrejt tė cilės do tė garantohet asistenca ligjore dhe pėrfaqėsimi nė gjykatė, nė procesin penal, nė mbrojtje tė interesave tė klientit (dhe tė shoqėrisė). Nė rast suksesi (nė raste vendimi pafajėsie tė marrė nga Studio), mund tė parashikohet dhe pagesa e njė pėrqindje mbi shumėn totale tė evituar nga Shoqėria, apo gjithsesi, pagesa e njė “shpėrblimi” pėr arritjen e rezultatit.

2. Mėnyra e funksionimit. Pėrgatitja e policės, pėrcaktimi i primit, reklamimi dhe shitja e saj do tė bėhet nga shoqėria. Nė policė sugjerojmė qė tė vendoset dhe kontaktet tė cilėve duhet ti drejtohen klientėt nė rast nevoje. Kontaktet mund tė jenė tė vetė shoqėrisė (psh. nr. Jeshil nė funksion 24 orė) apo tė Studio-s (nė kėtė rast do jetė detyrė e kėsaj tė fundit pėrcaktimi i njė numri i cili do tė jetė nė funksion 24 orė). Nė rast aksidenti automobilistik me pasojė vdekjen, klienti (Oficeri i Policisė Rrugore, Prokurori apo O.P.Gj. - Oficeri i Policisė Gjyqsore) kontakton me numrin e vendosur nė policė, duke aktivizuar nė kėtė mėnyrė Studion, e cila qė nga ky moment bėhet referuese e vetme e klientit dhe merr pėrsipėr pėrfaqėsimin nė Prokurori/Gjykatė tė klientit. Shėrbimi pėrfundon nė momentin kur vendimi penal i dhėnė nga Gjykata, merr formė tė prerė.


3.Metodologjia
a. Pėrshkrimi i metodologjisė qė do zbatohet pėr arritjen e rezultateve.
b. Rezultatet e pritshme dhe monitorimi i progresit.

I gjithė ky proces pritet qė tė sjellė njė sėrė rezultatesh tė pėrmbledhura si mė poshtė:
• rivendosjen e tė drejtave tė klientit tė shkelura nė prokurori (apo gjithsesi gjatė fazės sė hetimit);
• krijimin e precedentėve gjyqėsorė tė favorshėm pėr kategorinė e marrė nė mbrojtje;
• amendimin e ligjeve dhe akteve tė tjerė nėnligjorė, si dhe nisma tė reja ligjore nė favor tė shtresave nė nevojė, bazuar nė precedentėt dhe eksperiencėn qė Studio do tė realizojė, kombinuar edhe me praktikat e sugjeruara nga partnerėt ose nga eksperienca tė ngjashme tė huaja;
• ndėrgjegjėsimin e Klientit pėr tė garantuar njė gamė mė tė gjerė tė tė drejtave.

Pėr verifikimin e realizimit tė objektivave tė zyrės, do tė pėrdoren indikatorėt e mėposhtėm:
• numri i kėrkesave pėr ndihmės juridike;
• numri i praktikave tė ndjekura;
• numri i ēėshtjeve tė zgjidhura me sukses;
• kėshillimet verbale, me shkrim, ose elektronike.

c. Zona dhe koha e zbatimit.
Zona e zbatimit do tė jetė i gjithė territori i Republikės sė Shqipėrisė, por pėrqendrimi i aktivitetit do tė jetė nė Tiranė dhe zonat tė tjera urbane qendrore. Koha e zbatimit do tė jetė periudha Prill 2010 - Mars 2011, e rinovueshme nė bazė tė marrėveshjes midis dy palėve.

d. Grupi i punės nė kėtė projekt.
Niveli operacional pėrfshin stafin ekzekutiv tė pėrhershėm dhe tė angazhuarit eventualė me kohė tė pjesshme pėr kryerjen e veprimtarive konkrete. Pėr tė siguruar rezultate sa mė efikase, personat qė do tė kryejnė detyrat kryesore ekzekutive kanė titullin Avokat dhe janė tė licencuar pėr kryerjen e kėtij aktiviteti.


Studio Legale Ēerekja
 
     06 07 2010 (13:27)
Pages     Key     1 Page 1 Total:1 post