logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Faturat e papaguara, CEZ: Pakt per t’i ndare me keste
Autor Giusi - 29 giugno 2012 05:51
  

Kush ka fatura te papaguara ne shuma qe nuk i perballon dot, mund te lidhe marreveshje me CEZ-in per t’i ndare ato ne keste. Kjo eshte strategjia e re e kompanise per rritjen e arketimeve dhe shmangien e nderprerjes se energjise per klientet debitore-

.
Ne nje interviste, Blerta Zere, specialiste ne Drejtorine e Arketimeve ne CEZ Shperndarje, shpjegon te gjithe hapat qe ndiqen nga kompania deri ne nderprerjen e energjise per ata qe nuk paguajne, sa jane afatet e shlyerjes se detyrimit dhe menyrat e njoftimit te klienteve per kalimin e afateve.
CEZ Shperndarje, shpesh eshte kritikuar se nuk po ben shume ne lidhje me rritjen e nivelit te arketimeve. Ėshte ky nje perceptim i gabuar?
Ne te vertete, CEZ Shperndarje, departamenti i arketimeve ne veēanti, eshte duke punuar shume per rritjen e nivelit te arketimeve. Ne besojme qe nje nga menyrat per te rritur nivelin e arketimeve eshte duke i prezantuar klientit mundesi pagesash qe kursejne kohe, qe ne ditet e sotme eshte shume e vlefshme. Tani klientet e CEZ Shperndarjes mund ta paguajne faturen e tyre te energjise te nje nga arkat, te cilat ndodhen ne pika te ndryshme te vendit dhe jane te hapura nga e hena ne te premte 08:00-15:00, si dhe te shtunen 09:00-12:00; te q-

endrat e kujdesit ndaj klientit, te cilat jane te hapura nga e hena ne te shtune 08:00-20:00; te bankat e nivelit te dyte apo edhe te filialet e Postes Shqiptare kudo ne Shqiperi. Gjithashtu, te gjithe ata kliente qe kane nje llogari bankare mund ta paguajne faturen e energjise nga shtepia apo zyra e tyre nepermjet sherbimit e-banking, ose nepermjet sherbimit te debitimit direkt (direct debit), duke eliminuar keshtu pritjen ne radhe te gjata, si dhe per te shmangur vonesa ne pagesa dhe penalizimin me kamatevonese per to. Per klientet, te cilet nuk kane mundesi per te paguar ne total detyrimin e akumuluar, CEZ ka mundesuar lidhjen e nje akt-marreveshjeje me pagesa pjesore dhe zgjatjen e afatit te pageses. Keto akt-marreveshje mund te realizohen ne te gjitha qendrat e kujdesit ndaj klientit. CEZ Shperndarje eshte gjithmone ne kerkim te menyrave te reja te pagesave te fatures te energjise, qe do ta benin me te lehte kete proces per klientet tane.
Ēfare ndodh me klientet qe nuk paguajne faturat e energjise, pra me debitoret?
Pagesa ne kohe e fatures se energjise eshte nje detyrim ligjor dhe mosshlyerja ne kohe e detyrimeve mund te ēoje deri ne nderprerjen e energjise elektrike. Gjithashtu, nuk duhet te harrojme se ne baze te kontrates se re per furnizimin me energji elektrike, kamatevonesa per ēdo dite vonese eshte 0.1% e vleres totale te fatures se energjise. Ne rast se nje klient nuk likuidon brenda afateve te percaktuara, ne ndermarrim disa hapa per t’i rikujtuar pagesat e faturave te energjise elektrike.
Ēdo klient, i cili ka regjistruar numrin e celularit ne sistemin tone te faturimit, njoftohet me SMS per shumen totale te fatures se muajit dhe i dergohet nje rikujtese per pagesen e saj brenda afateve. Paralelisht, te gjithe klientet, te cilet jane regjistruar ne sherbimin e-bill, njoftohen edhe nepermjet postes elektronike.
- Ne rast se abonenti nuk e ka likuiduar ende faturen me te fundit (31 deri ne 60 dite nga afati i likuidimit), i dergohet nje kujtese per pagesen e fatures, duke e rikujtuar qe mospagesa ne kohe eshte subjekt i kamatevoneses prej 0.01% ne dite te vleres totale te fatures.
- Ne rast se abonenti eshte debitor per dy ose me shume fatura, i dergohet nje kujtese e dyte per shlyerje detyrimesh brenda 48 oreve. Ne te njejtin njoftim, abonenti informohet se nese detyrimi nuk shlyhet brenda 48 oreve nga marrja e njoftimit, ai do te jete subjekt i nderprerjes se menjehershme te furnizimit me energji elektrike.
Per njoftimin e debitoreve, departamenti i arketimeve perdor edhe databazen e numrave te telefonit te abonenteve per t’i telefonuar dhe komunikuar debine perkatese. Gjate telefonates, klientet debitore orientohen gjithashtu per skemat dhe mundesite e pageses. Pagesa e fatures se energjise elektrike jo vetem qe ndihmon kompanine ne permiresimin e cilesise se sherbimeve, por edhe shmang kostot e teperta qe sjell kamatevonesa.
Ēfare ndodh ne rast se klienti i injoron te gjitha njoftimet paraprake?
Ne rast se klienti nuk reagon edhe pas njoftimit, 48 ore me pas procedohet me nderprerjen e furnizimit me energji elektrike. Kjo realizohet ne nepermjet departamenteve pergjegjese te kompanise si dhe ne bashkepunim me kompani te jashtme private te kontraktuara nga CEZ Shperndarje. Keto kompani operojne gjithashtu edhe me lajmerimet nepermjet SMS-ve, e-mail-eve dhe telefonatave, si dhe me nderprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe rilidhjen pas pagesave nga ana e klientit, i cili ne te gjitha rastet udhezohet te drejtohet per pagesat prane qendrave te kujdesit ndaj klientit.
Gjithashtu, qe nga nentori i vitit te kaluar, kompania “CEZ Shperndarje” ka nisur bashkepunimin me kompanite private te Permbarimit per ekzekutimin e urdhrave ekzekutive, leshuar nga gjykatat e rretheve perkatese per klientet debitore. Ne bashkepunim me 10 kompani private permbarimore, ky projekt po zbatohet ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise dhe deri me sot jane ekzekutuar me dhjetera urdhra. Ēdo muaj, kompania ēon ne gjykata rreth 5 – 6 mije raste per klientet debitore, qe perfshijne kliente familjare, private, buxhetore e jobuxhetore. Ne baze te kontrates se furnizimit me energji elektrike, kompanise “CEZ Shperndarje” i lind e drejta qe ta zgjidhe ate ne menyre te njeanshme, ne rast se nuk respektohen detyrimet kontraktuale.
Ēfare skemash ofron CEZ Shperndarje per ata kliente qe nuk kane mundesi ta paguajne te gjithe debine menjehere?
Ne rast se klientet nuk mund te likuidojne menjehere te gjithe vleren e detyrimit, perfshire ketu edhe kamatevonesat, ne baze te debise qe ata mbartin, u paraqesim skemen tone te pageses me keste te detyrimeve, e cila varion per subjekte private apo familjare, apo edhe nga vlera e detyrimit te perfshire. Pasi te dyja palet bien dakord per skemen e pagesave, nenshkruhet nje marreveshje per pagesa te pjesshme, e cila duhet te respektohet.
Ēfare ndodh nese klienti nuk eshte korrekt ne pagesen e kesteve?
Ne rast se abonenti nuk i permbahet skemes se akt-marreveshjes, kontaktohet per t’i rikujtuar pagesen e kestit te radhes, e nese vazhdon te mos likuidoje, procedohet me nderprerje te menjehershme te energjise elektrike. Ne te njejten kohe, kjo marreveshje nuk eshte me e vlefshme dhe klienti nuk ka me te drejte te hyje ne akt-marreveshje pas mospermbushjes se kesaj te fundit.
Nese ne nje zone te caktuar do te kete nje numer te ulet familjesh apo biznesesh qe nuk e paguajne energjine, CEZ do te marre masa ndaj gjithe zones apo vetem ndaj ketyre subjekteve?
CEZ Shperndarje asnjehere nuk ka marre masa penalizuese, siē jane nderprerjet e energjise ndaj nje komuniteti per faktin se nje anetar i ketij komuniteti eshte i papergjegjshem. Ēdo njeri eshte pergjegjes per faturen e vet te energjise, per konsumin e vet mujor dhe sigurisht qe ēdo njeri eshte pergjegjes per penalitetet qe vijne nga mospagesa ne kohe e fatures se energjise. Prioritet per CEZ Shperndarje mbeten klientet e rregullt ne pagesa. Pavaresisht nga zonat se ku jetojne, te gjithe klientet qe nuk i paguajne detyrimet jane subjekt per nderprerjen e furnizimit me energji. Departamenti i arketimeve, ne vijimesi do te ndermarre fushata te arketimeve ne mbare vendin.



(panorama.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 60862, stampe 18 ©


Meemira.com