logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Femijet qe shikojne me pak TV, jane me te ditur...
Autor Ira - 29 giugno 2011 23:51
  

Sipas nje studimi ne fushen e arsimit parashkollor, femijet e mitur qe shpenzojne shume ore perpara televizorit, kur rriten e shkojne ne shkolle, tek ata vihen re probleme ne sjellje dhe dobesi ne lende te ndryshme.

Femijet te cilet k-

alojne shume kohe duke pare televizor mund te vuajne pasoja negative dhe afatgjate. Eksperte nga SHBA dhe Kanadaja morren ne shqyrtim me shume se 1 mije e 300 femije te moshes para-shkollore per te percaktuar nese Televizori ndikon ne sjellje, ne stilin e jeteses dhe ne suksesin e tyre akademik ne te ardhmen.

Per ēdo ore te shpenzuar duke pare televizor, mesatarisht 9 ore ne jave, tek keta femije u shfaqen shume probleme. Ne klasen e katert tek ata u vu re - renie 7% ne angazhimin ne mesim - renie 6% ne arithmetike - nje rritje 10% ne mosbindje, ngacmim e grindje te ndryshe me moshataret ne klase.Tek keta femije gjithashtu u vu re nje renie 9% ne aktivitetin e pergjithshem fizik, ndersa treguesi i mases se trupit tek ata u rrit 5%.

Studimi nuk provon se televizori eshte fajtor, por vetem ve ne dukje nje lidhje midis kohes se kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve te zhvillimit ne femijerine e hereshme.

Ekspertet thone se femijet mund-

te rriten per te qene te ditur, me aktive dhe me te shendetshem ne qofte se shpenzojne me pak kohe duke pare televizor ne moshe te mitur.


\(voa)/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 39177, stampe 7 ©


Meemira.com