logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ofronte te bijat e mitura per pedofilet, arrestohet babai. Nena: I joshnin me ushqim
Autor E. Ēiloti - 15 aprile 2011 21:31
  

Prostituonte vajzat 8 dhe 10 vjeēe, ne pranga babai dhe tre pedofilet.Policia e Korēes beri te ditur se eshte arrestuar 52- vjeēari Pellumb Mullaj me akuzen e “shfrytezimit ne rrethana renduese te dy vajzave te tij”. Se bashku me te, jane prangosur e-

dhe tre persona te tjere qe sipas hetimeve te policise kane kryer marredhenie seksuale me dy te miturat. Njeri prej tyre eshte i moshuar, qe sipas hetimeve ka qene edhe tutor ne kete rast shfrytezimi seksual. Pas afro 3 muajsh hetime, duke perdorur edhe teknika te specializuara, Policia e Korēes finalizoi operacionin e koduar “JUNIOR”, duke shoqeruar fillimisht 52-vjeēarin Pellumb Mullaj, per “shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese”. Krahas ketij arrestimi, policia prangosi edhe 62-vjeēarin Andrea Nameti nga fshati Mborje, i denuar me pare per marredhenie seksuale me te mitur, si dhe 35-vjeēarin Skender Korollari po nga ky fshat. Nje tjeter person i perfshire ne kete rast shfrytezimi te miturash, 79-vjeēari Nevruz Kollani, nga qyteti i Korēes, eshte lene ne “arrest shtepie” per shkak te moshes se tij. Mesohet se te miturat ndodhen prej disa kohesh ne nje qender sociale te nje fondacioni te huaj ne Korēe. Burime te policise bene te ditur se dy vajzat kane deshmuar per stafin qe m-

erret me rehabilitimin e personave ne nevoje ne kete qender, se jane shfrytezuar seksualisht per tre vite ne periudhen 2004- 2006. Ne ate periudhe dy vajzat e mitura me inicialet I.P., dhe M.P., kane qene perkatesisht ne moshen 8 dhe 10 vjeēe. Punonjesit e qendres ku dy motrat trajtoheshin i jane drejtuar policise nga ku me pas te miturat kane deshmuar se si per tre vite jane shfrytezuar sistematikisht per qellime prostitucioni, nga babai i tyre, 52- vjeēari, Pellumb Mullaj. Nga hetimet e policise, mesohet se vajzat shfrytezoheshin qe te mitura per prostitucion, kundrejt pageses 1 apo 2 mije leke te reja. Si vende te shfrytezimit te tyre, sipas policise, jane perdorur bunkere ne periferi te qytetit, ku ka banuar familja Mullaj, por edhe banesa e te moshuarit Nevruz Kollani. Vajzat e mitura jane shfrytezuar seksualisht ne bunkere edhe per faktin se dy prej personave qe jane arrestuar jane nga fshati Mborje dhe e kane pasur me te lehte te takonin vajzat nga afersia midis fshatit te tyre dhe periferise ku jetonte familja Mullaj. Nga hetimet e deritanishme te policise, nuk rezulton qe prindi i dy vajzave te mitura te kete kryer marredhenie seksuale me to. Por nga ana tjeter, sipas deshmise se nenes se tyre, ai i keqtrajtonte shpesh qe te vogla kur ishte ne gjendje te dehur.
Nena: Flinin tek i moshuari, i joshte me ushqim e veshje
Nena e dy vajzave te shfrytezuara, 50-vjeēarja Marjana Prishka, dergjet ne krevat e semure. Jeton ne nje banese ne kushte te mjerueshme, pa drita, pa banje, por edhe pa ushqime. Ajo pohoi se nuk kishte qene ne gjendje t’i mbronte vajzat e saj, ndonese ishte ne dijeni se nje i moshuar abuzonte me to.
Burri juaj eshte arrestuar per shfrytezimin e dy vajzave. Ju ishit ne dijeni te asaj qe ndodhte vite me pare?
Pak vite me pare, tek ne vinte nje plak. Ai jeton i vetem, pasi femijet i ka ne Amerike. U jepte vajzave ushqim si dhurate, u blinte veshje apo u jepte edhe ndonje lek. Vajzat per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike, por edhe per faktin se i ati i rrihte kur vinte i dehur, filluan te flinin nga ai.
Jane ankuar vajzat per ngacmime?
Filluan te me ankohen se ai i ngacmonte naten ne trup, gjoja sikur i mbulonte kur flinin. E mori vesh edhe burri dhe i kerkuam vajzave qe te mos shkonin me atje. Por ato qanin dhe nganjehere qe nga shkolla shkonin drejt e tek ai, sepse, siē thashe, i trajtonte me ndonje dhurate. Ky plaku madje eshte bere problem edhe ne shkollen e meparshme kur mesonin vajzat, sepse u shkonte ne pushim dhe i takonte. Me sa di, ka qene drejtoria e shkolles qe e largoi, duke e kercenuar se do ta denonconin ne polici. Edhe burri im u grind me te, pasi ai na vinte si mik familjeje.
Po vajzat, vazhdonin te shkonin me tek ai?
Me sa di une, shkonin, por ne ishim te pafuqishem per t’i mbrojtur ato. Ndoshta edhe jane ngacmuar vazhdimisht nga ai, por nuk me kane thene qe kane kryer marredhenie seksuale me te apo me persona te tjere qe tani po mesoj se jane arrestuar.
Bashkeshorti juaj ishte ne dijeni se vajzat shfrytezoheshin?
Burri im dinte qe ato ngacmoheshin nga ky “gjyshka”, por jo qe shfrytezoheshin si prostituta. Ai vetem i keqtrajtonte kur vinte i dehur ne shtepi, aq sa ato ngriheshin dhe iknin te trembura.
Ku ndodhen vajzat tani?
Ato trajtohen tani me ushqim dhe fjetje tek qendra sociale e nje fondacioni ketu ne Korēe. Kane ikur disa vite me pare dhe kjo eshte bere me pelqimin tone si prinder. Per shkak te gjendjes sime shendetesore nuk i kam takuar prej 3 muajsh. Ndersa babane e tyre nuk donin qe ta takonin fare. Di se jane njera ne klasen e 9-te dhe tjera ne klasen e 8-te ne nje shkolle ketu ne qytet, sepse kane filluar me vonese klasen e pare.
Ato kane kryer denoncim per shfrytezim?
Nuk di si te them se si kane vendosur te denoncojne. Ndoshta per shkak se tani qe jane vajza me te rritura, apo edhe ngaqe jane shprehur tek qendra sociale ku po trajtohen. Une si nene e tyre nuk kam bere denoncim, pasi kane kaluar vite nga koha kur ato shkonin tek ai plaku qe i ngacmonte. g.a

KORĒE/ GEZIM ASHIMI





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 103470, stampe 18 ©


Meemira.com